
Kopshti Zoologjik dhe ai Botanik nuk do të jenë më të ndarë. Do të mjaftojë hyrja në një kopsht për të kaluar te tjetri, pa qenë nevoja për t’i vizituar të dy të ndarë. Po si do të lidhen 2 kopshtet me njëri-tjetrin?
“Ka një rrugë ku do të ndërtohet një tunel poshtë rrugës, ose do të jetë një akuarium me kafshë nënujore ose me flutura nga e gjithë Shqipëria”, shprehet Joni Baboçi, Drejtori i Urbanistikës, Bashkia Tiranë.
Ky është projekti i 2 viteve të ardhshme të Bashkisë së Tiranës, i cili do tu ofrojë qytetarëve një hapësirë të re argëtimi, përmes një koncepti të ri, që do të lidhë ambientin jashtë me atë brenda . Po, cilat do të jenë modelet që arkitekti gjerman Piter Razbah ka propozuar të sjellë në Shqipëri?
“Janë disa hapësira të ndryshme parqesh të ngjashme nëpër botë. Një prej tyre është edhe kopshti zoologjik i Orlandos. Në Barcelonë është një nga idetë kryesore, ne Xhenova, përdoret si koncept në akuarium”, shprehet Baboçi.
Masterplani i ri i Bashkisë së Tiranës parashikon edhe rikonceptimin e kopshtit zoologjik, nga infrastruktura te kafshët që do të gjenden në park
“Arkitekti ka propozuar që të sjellim në tiranë një gjirafë, zebra, disa kafshë që i përkasin vendeve ekzotike, jo vetëm ato autoktone”, thotë Baboçi.
Top Channel