Hetohet për ndikim në zgjedhje administratori i njësisë nr.2 në Tiranë

09/06/2017 00:00

Policia ka nisur hetimet ndaj administratorit të njësisë bashkiake nr. 2 në Tiranë, Elez Gjoza, pasi dyshohet se ka regjistruar rreth 70 shtetas fiktivisht, me qëllim ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit.

Burime zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se administratori dyshohet se nga viti 2013 e në vijim, ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar, të cilët janë rregjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të tij.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se transferimi i gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe regjistrimi i tyre pranë Njësisë Bashkiake nr 2, është kryer me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme, duke u premtuar këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve. Ndaj Gjozës rëndojnë akuzat e detyrimit për pjesëmarrje në veprimtari politike, korrupsion pasiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta