DAP rikthen në detyrë sekretaren e përgjithshme të MD
09/06/2017 00:00
Departamenti i Administratës Publike ka rikthyer në detyrë ditën e sotme sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha.
DAP nuk e ka pranuar kërkesën për pezullim të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë duke e vlerësuar atë si të pabazuar.
Departamenti i Administratës Publike ka vendosur përfundimin e procedurës për pezullim dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë
Ndër të tjera, DAP thotë se “nuk mund të vendoste pezullimin e një nëpunësi civil të kategorisë së lartë drejtuese, pa respektuar të drejtat e tij procedurale dhe dëgjuar atë”.
Top Channel