Kishës i thyen xhamat. Klerikët: Vepër e pijanecëve

08/06/2017 00:00

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me gur, duke thyer disa nga dritaret e Kishës Katolike “Zemra e Krishtit” në kryeqytet.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në orët e para të së enjtes, por është zbuluar vetëm rreth orës 6:30 të mëngjesit, kur dhe është hapur kisha.

Menjëherë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Drejtues të kësaj kishe nuk kanë preferuar të komentojnë këtë ngjarje, e cila, sipas tyre, mund të jetë shkaktuar nga persona endacakë ose të dehur, pasi aty pranë është gjetur dhe një shishe me pije alkoolike.

Gjithsesi, policia e kryeqytetit është duke kontrolluar të gjithë zonën për të siguruar pamje filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve pranë kishës.

Top Channel