Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Policia britanike po vijon hetimet mbi sulmin terrorist të javës së kaluar në Londër dhe mbrëmjen e së mërkurës ka bërë tre arrestime të reja në lidhje me të.
Në edicionin e saj online, BBC raporton se arrestimet u kryen teksa agjentët e anti-terrorit bastisën një lagje në zonën lindore të Londrës.
Dy prej tyre, të moshave 27 dhe 29 vjeç, u arrestuan nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste, ndërsa i treti, 33 vjeç, për furnizim të tyre me doza droge.
Të paktën 17 persona janë arrestuar gjithësej në lidhje me ngjarjen e së shtunës mbrëma, por vetëm 5 po mbahen nën kontrollin e policisë.
Tetë persona u vranë kur tre vetë vërshuan mes këmbësorëve në Urën e Londrës, duke i goditur ata me thikë, përpara se të qëlloheshin për vdekje nga policia.
Autoritetet kanë mundur të identifikojnë të gjithë autorët e sulmit. Ata janë Youssef Zaghba, një 22-vjeçar italo-maroken që jetonte në lindje të Londrës; Khuram Butt, 27 nga Barking; dhe Rachid Redouane, 30, po ashtu nga Barking.
Top Channel