Vdekje në hotel, gjendet i pajetë 50-vjeçari

07/06/2017 09:30

Një person është gjetur i pajetë në ambientet e një hoteli në Tiranë.

Viktima, 50 vjeç, ishte banues në Fier. Ka qenë personeli i hotetit që e ka gjetur të pajetë dhe ka njoftuar menjëherë forcat e rendit.

50-vjeçari ishte i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar më parë. Nga hetimet paraprake besohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë që pritet akti i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun real të vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA