Tiranë, gjen granatë në makinë
07/06/2017 00:00
Erion Haxhiu gjeti mëngjesin e së mërkurës një granatë brenda automjetit të tij, në rrugën “Besnik Ceka”, në kryeqytet.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku është thyer xhami trekëndësh i automjetit tip “Volkswagen”.
Pas veprimeve të ekspertëve xhenierë, sendi i gjetur në brendësi të automjetit ka rezultuar një granatë mësimore, ndërsa i riu ka deklaruar se nuk ka konflikte.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të kësaj vepre.
Top Channel