Shkodër, aksion anti-kanabis, asgjësohen 670 fidanë

07/06/2017 00:00

Forcat e policisë në Shkodër kanë zhvilluar këtë të mërkurë një operacion për goditjen e kultivimit të kanabisit.

Burime policore lokale bëjnë me dije se në kuadër të aksionit janë asgjësuar 670 bimë e fidanë kanabisi.

Burimet shtojnë se gjatë kontrolleve të ushtruara në disa banesa janë gjetur dhe sekuestruar edhe armë e municione.

Top Channel