Drogë me kastraveca, rreth 1 ton hashash në Portin e Durrësit
07/06/2017 00:00
Një kamion i ngarkuar me kastraveca është ndaluar mbrëmjen e kaluar në portin detar të Durrësit, nga policia kufitare në bashkëpunim me seksionin kundër narkotrafikut.
Gjatë kontrollit të ushtruar në të është gjetur e fshehur në kutite e mbushura me kastraveca një sasi e konsiderueshme kanabis sativa.
Aktualisht po peshohet droga e cila paraprakisht dyshohet te jete rreth 700-800 kg. Drejtuesi i mjetit ka mohuar të jetë në dijeni të ngarkesës së paligjshme. Shoferi, një maqedonas, ka rënë në pranga ndërkohë vijon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të lidhur me ngjarjen.
Top Channel