Veliaj: Plan për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi në vit

05/06/2017 00:00

Kreu i bashkisë Erion Veliaj është takuar me banorët e Laprakës, në kuadër të turit të tij “Tirana- 2vjet zgjuar”. Plani i tij është rehabilitimi çdo vit i 50 blloqeve banimi, dhe investime në çdo lagje.

“Një nga fokuset kryesore tani që janë rregulluar gjërat e mëdha, tani që hapet sheshi Skënderbej, tani që hapet Bulevardi i ri, tani që mbaruam me Pazarin e Ri, tani që mbaruam me Parkun Olimpik, na jepet mundësia që ne të fillojmë dhe të punojmë më shumë nëpër lagje. Ne çdo vit kemi bërë një plan që të riparojmë 50 blloqe. Që do të thotë nëse bëjmë 50 blloqe në vit, i bie rreth 200 në gjithë mandatin tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se është vetëm çështje kohe dhe përfundimi i punimeve për kinemanë e re të Laprakës e cila do të shërbejë edhe si një qendër komunitare në këtë zonë.

“Sot pak ditë na ndajnë nga hapja. Më në fund do kemi kinemanë modern në qendër të Laprakës që do jetë edhe qendër komunitare, përveçse për filmat dhe për argëtimin”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA