Shkarkimi i drejtorit të Postës, Ekonomi: Krejtësisht ligjor. Lazimi e kallëzon në prokurori

05/06/2017 00:00

Ish administrori i përgjithshëm i Postes Shqiptare Majlind Lazimi ishte në Prokurorinë e Përgjithshme ku kallëoi për shpërdorim detyre ministren Milva Ekonomi, për udhrin e nxjerrë nga këshilli mbikqyrës i postës për lirimin e tij nga detyra. Sipas zotit Lazimi Posta është vënë në një pozicion të veshtirë duke punuar pa administrator.

“Sot që po flasim nuk ka asgjë ligjore, nuk ka asnjë amdinistrator të përgjitshëm të komanduar qofte edhe në mënyrë të paligjshme që do të thotë që nga e premtja janë pezulluar shumë shërbime, janë pezulluar shume kontrata, shume urdhër xhirime finanaciare për të cilat normalisht ka dëm ekonomik për shtetin, pra interesi i shtetit është vënë në rrezik të madh”, u shpreh Majlind Lazimi.

Por ministra Ekonomi deklaroi se lirimi i zotit Lazimi është krejtësisht ligjor.

– Zonja ministre një shpjegim për arsyet e shkarkimit të drejtorit të postës?

“Arsyet e shkarkimit kam përshtypjen që jam asambleja e ortakëve dhe kam të drejtën që më jep ligji për të bërë emërimin dhe shkarkimin të personave që janë në ndërmarrje publike, që janë në shoqëri anonime, unë jam në zbatim të  ligjit,, jam komplet në zbatim të ligjit”, tha znj. Ekonomi.

Majlind Lazimi ishte një emërim i LSI në drejtimin e Postës Shqiptare dhe të paktën nga Partia Demokratike u lajmërua të premten që lirimi i tij nga detyra u bë për përfshirje në fushate elektorale. Po Lazimi thotë se nuk ka një motivacion zytar.

“Nëse do të kishte diçka ligjore që kam shkelur duhet të jepen arsyet qoftë për qytetarët. Sot e kësaj dite unë s’kam një arsye të shkruar përvec një urdhri që thotë për lirimin nga detyra për administratorin e përgjithshëm të Postes Shqiptare, i cili është pa motivacion dhe që për më tepër dëgjoja për aludimet që kishte media, që në fakt u hap si lajm për përfshirjen në fushatë elektorale”, tha Lazimi. 

Në fakt edhe ministria Ekonomi nuk e lidhi shkarkimin e zotit Lazimi me përshirje në fushatë.

“Nuk ka qënë një lajm i thënë në këtë formë, ajo që u tha në media që dhe zoti Lazimi deklaroi është që mori shkarkimin e tij, dhe shkarkimi i tij bëhet se ka indicie për mënyrën sesi operon një ndërmarrje Sha, që është në një moment të caktuar”, tha Ekonomi.

Top Channel