
Një edukatore e një kopshti privat në kryeqytet, është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj 2 fëmijëve të mitur.
30-vjeçarja Denida Rexhepi akuzohet për keqtratim të të miturve ndërsa dënoncimi i saj është bërë nga prindërit e vogëlushëve, të cilët kishin verë re shqetësimin e tyre pasi i mernin nga kopshti.
Dhuna dyshohet se është ushtruar gjatë 2 ditëve të javës së kaluar në kopshtin ‘4 stinët’ që ndodhet në rrugën “Nikolla Lena”. Në duart e hetuesve janë edhe pamjet e kamerave të sigurisë ndërsa psikologia e kopshtit thotë se ky është rasti i parë i kësaj natyre në këtë institucion.
“Nuk bëhet fjalë për dhunë por le të themi terheqje vëmendje ndaj fëmijëve probletatik të grupit, ne jemi kundra dhunës absolutisht, por organet kompetente do zbardhin ngjarjen. Pamjet ja kemi dhënë policinsë”, thotë Aurora Cici, psikologia e Kopshtit.
Sipas psikologes, ajo nuk ka vënë re asnjë shenjë agresiviteti tek edukatorja Denida Rexhepi e cila ka mbi 2 vjet që punon në këtë kopësht, megjithatë hetimet janë shtrirë për të parë nëse në këtë kopësht ka patur raste të tjera dhune.
Vitin e kaluar një rast tjetër i keqtrajtimit të fëmijëve, përfundoi me dënimin me 2 vite burg të Anjeza Shabanit, administatores së një tjetër kopshti privat.
Top Channel