Denoncoi zhdukjen e dy fëmijëve amerikanë, pranga 47-vjeçares
05/06/2017 00:00
Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 47-vjeçares, Andrea Grace Bailey-Kaye, 47 vjeçe, nëna e dy fëmijëve amerikanë që denoncoi pak ditë më parë zhdukjen e dy fëmijëve të saj, 14 dhe 17 vjeç.
Dy fëmijët u denoncuan të zhdukur nga 47-vjeçarja më datë 31 maj. Ata u gjetën nga uniformat blu në afërsi të kopështit zoologjik.
Nga marrja në pyetje në prezencë të psikologes, fëmijët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre.
Në bazë të kallëzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorin u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, që akuzohet për veprën penale “keqtrajtimi i të miturve”.
Top Channel