Grabitje me maska në Fier. Rrëmbejnë 10 mijë euro
04/06/2017 00:00
Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit. Ngjarja, sipas njoftimiz zyrtar të policisë, ndodhi rreth orës 4:30 të kësaj të diele, kur persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë me dhunë në banesën e shtetasit Azbi Lilo, 63 vjeç.
Lilo, banues në fshatin Zhupan, është kërcënuar me jetë nga grabitësit, të cilët para se të largoheshin me 10 mijë eurot, që 63-vjeçari ua ka dhënë nën kërcënimin e armës, i kanë marrë edhe një armë gjahu, që mesa duket ai e mbante për vetëmbrojtje.
Policia është duke hetuar për identifikimin dhe kapjen e grabitësve, ndërsa po verifikon edhe aktivitetin e personit, viktimë e kësaj grabitjeje.
Top Channel