Zjarr në Mëzez, flakët rrezikojnë shtëpitë
03/06/2017 00:00
Një zjarr ka rënë të premten në mbrëmje në zonën e quajtur Kodër Mëzez në kryeqytet.
Zjarrfikëset, të lajmëruar nga banorët e zonës, janë përpjekur të pengojnë shtrirjen e flakëve nga një masiv pyjor, drejt shtëpive të banuara.
Dy zjarrfikëset e ardhura me shpejtësi, ndaluan menjëherë përhapjen e zjarrit, i cili kishte rënë në disa mullare bari.
Për fat të mirë, nuk raportohet të ketë pasur asnjë dëmtim në njerëz.
Top Channel