Transformimi i Tiranës, Veliaj bën bilancin në njësinë 10

03/06/2017 00:00

Nga njësia 10 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj renditi investimet e bëra në këtë zonë, sipas tij, në 2 vite zgjuar.

“Me investimet që kemi bërë edhe në këtë zonë, duke filluar nga ekstremi i njësisë 10 që është sheshi Skënderbej, afërsia me bulevardin e ri, besoj se i kemi rritur vlerën zonës në mënyrë të jashtëzakonshme. Dua t’ju ftoj të gjithëve në datën 10 qershor, pasdite, kur do të hapim më në fund sheshin Skënderbej. Ka dalë spektakolar dhe ndoshta edhe përtej pritshmërive tona”, tha Veliaj.

Në dy vite, buxheti për njësinë numër 10 është 4-fishuar. Sipas Bashkisë, janë vendosur 206 ndriçues, 137 tabela sinjalistike dhe janë shtruar 3.000 metër katrorë. Por Veliaj tregoi planet për vitet në vazhdim.

“Do të vazhdojmë me korsitë e biçikletave në Rrugën e Kavajës. Kam kërkuar që të kemi financim nga qeveria, që siç po e bëjmë me pallatet, ta bëjë dhe qeveria për Tiranën, sa lekë vemë ne për shkollat, aq të verë dhe qeveria qendrore. Më në fund vendimi është marrë, Edi Rama ka firmosur që të financojmë 20 shkolla në Tiranë, nga të cilat 4 i kemi filluar, kemi dhe 16-17 të tjera në proces. Më në fund të zgjidhet gangrena e shkollës me dy turne që ka qenë një nga gjërat më të padrejta”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se investimet do të shtrihen në çdo lagje, edhe gjatë verës. “Jo vetëm kaq, por ajo që ju premtoj publikisht është se do të jemi përditë në krye të punëve, që pvarësisht se çfarë ndodh me politikën e madhe, me rutinën e pushimeve, Bashkia e Tiranës nuk ka ditë pushimi. Ne do të jemi 24 orë, 7 ditë të javës në punë, që kur të kthehen njerëzit në shtator nga pushimet ta gjejnë Tiranën akoma më të mirë se ç’ishte”, tha Veliaj.

Për tifozët e Tiranës, kryebashkiaku tha se ndaj klubit te tyre ka zbatuar çdo detyrim dhe se madje ka paguar edhe 4 miliardë lekë borxhe të administratës së kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA