Në kërkim për vënie eksplozivi, arrestohet në Fier 32-vjeçari
03/06/2017 00:00
32-vjeçari i shpallur në kërkim një ditë më parë për shkatërrim të pronës me eksploziv në Fushë Krujë është arrestuar nga policia e Fierit.
Leonard Çopani është vënë në pranga pasi dyshohet se është autor i vendosjes së lëndës eksplozive në murin rrethues të D. T, ngjarje e ndodhur më 1 qershor në fshatin Arrameras të Fushë Krujës.
Përveç kësaj, më 18 maj gjykata e Krujës kishte vendosur ndaj tij masën arrest me burg për veprën penale të dhunës në familje.
Top Channel