Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, Kosova heq kufizimet për kafshët dhe shpendët Edhe pse është konsideruar si një ndër pikat më të bukura përgjatë liqenit të Ohrit, Lini prej disa vitesh përballet me ndotje maksimale të cilat frenojnë zhvillimin e turizmit.
Derdhja e ujërave të ndotura në liqen dhe mungesa e investimeve thuajse e kanë zhdukur mundësinë që ky fshat të jetë një destinacion turistik. Edhe pse ai ofron pamje mbresëlënëse pasi shtrihet i gjithi buzë liqenit, uji i ndotur ka bërë që në breg të mos ketë asnjë pushues.
Fshati i kontrasteve edhe këtë verë duket se do të ndahet mes bukurive të natyrës dhe ndotjes e kushteve të papërshtatshme për zhvillimin e turizmit.
“Turistët që vijnë këtu janë vizitorë ditorë. Janë të akredituar në pjesën e Maqedonisë. Këtu vijnë autobusët shohin pjesën e mozaikut dhe ikin. Nuk ka ndonjë të ardhur nga këta se janë vetëm disa orë”, thotë Duro Sulo, banor i Linit.
“Këtu ka kohë që mungojnë investimet dhe kjo ka bërë që fshati Lin të ngelet si i braktisur”, thotë Gafur Avdullari, kryetari i fshatit Lin.
Fshati vizitohet kryesisht nga turistë ditorë që vijnë më tepër për bazilikën e Linit, e cila ka një mozaik që daton në shekullin VI dhe VII. Verën e kaluar, fshati ishte më pak i preferuar ndërkohë që fshatrat e tjerë të Pogradecit mbushen me turistë, për Linin nuk kujtohet askush.
Top Channel