Nishani takon në Berlin homologun gjerman, Steinmeier

02/06/2017 00:00

Presidenti Bujar Nishani ndodhet në Gjermani për të marrë pjesë në takimin e 22-të ndërkombëtar të Berlinit. Ai u takua me homolohun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti Nishani e siguroi Steinmeier se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës  dhe partnerë të besueshëm të Gjermanisë. “Asistenca gjermane për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, anëtarësimi në NATO dhe mbështetja e qenësishme në procesin e integrimit evropian, kanë krijuar një lidhje shumë të fortë mes të dy vendeve. Shqipëria sot nuk është thjesht konsumatore, por kontribuese aktive për sigurinë dhe paqen, si në nivel rajonal ashtu nivel botëror.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Presidenti gjerman nga ana e tij e përshëndeti marrëveshjen politike për reformën në drejtësi si dhe shprehu besimin se kjo reformë do të përmbushet me sukses dhe në kohën e duhur. “Është shumë e rëndësishme për investitorët gjermanë që të gjejnë një ambient të përshtatshëm investimesh, pasi përtej asistencës, Gjermania ka ambicien të jetë partner tregtar dhe investues në Shqipëri e vende të tjera të rajonit.” u shpreh Steinmeier.

Në mënyrë të veçantë të dy Presidentët u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, si dhe identifikimin e përfshirjes së influencave nga vende të treta në këtë rajon, me synim ndryshimin e agjendës evropiane e euroatlantike të vendeve të rajonit.

Presidenti Nishani theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi, duke zhvilluar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, pa përjashtim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta