Greqi, zhbllokohet autokolona e ushtarakëve shqiptarë

02/06/2017 00:00

Ushtarakët shqiptarë që mbetën të bllokuar teksa po kalonin tranzit në Greqi për të arritur në Rumani janë nisur drejt destinacionit final.

Lajmin e ka konfirmuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Efektivët e FA po udhëtojnë për në Rumani, për të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s, “Noble Jump”.

Autokolona që po i transportonte u bllokua nga protestues të Partisë Komuniste greke në aksin që lidh Kozanin me Verian.

“I gjithë efektivi gëzon shëndet të plotë dhe është i shoqëruar nën masa sigurie nga autoritetet ushtarake dhe civile greke”, thuhet në një njoftim për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta