
Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën arrest me burg për të riun nga Tropoja, Taulant Nençaj, i cili akuzohet për gjobëvënie dhe pak ditë më parë, tentoi t’i shmangej arrestimit të policisë, duke shkaktuar “rrëmujë” në kryeqytet, gjatë arratisë disa minutëshe.
27-vjeçari rezulton se ka komunikuar në rrjetet sociale me një shtetase nga Shkodra, duke i shkruar të dëmtuarës për njohje dhe më tej e ka kërcënuar se, nëse nuk do t’i jepte 10 mijë euro, ai do t’i publikonte disa foto intime.
Pas hetimeve, rezultoi se Nençaj lëvizte në zonën e Laprakës në kryeqytet dhe policia ishte vënë në ndjekje të tij. Fillimisht, i riu i ka ndaluar punonjësve të rendit në rrethrrotulllimin e Zogut të zi, por në momentin që efektivët do ta kontrollonin, ai i ka dhënë gaz mjetit të tij Volksëagen Touareg, duke lëvizur në sens të kundërt dhe duke goditur disa mjete.
Ai u vu në pranga nga forcat operacionale në rrugën “Pandi Dardha”, pas ndjeksjes për disa minuta, ku përveç efektivëve të policisë, u rrezikua edhe jeta e qytetarëve.
Top Channel