Durrës, gjendet i mbytur një 46-vjeçar në plazhin e Kallmit

02/06/2017 00:00

Në bregdetin e Kallmit, në pjesën veriore të qytetit të Durrësit, është gjetur në breg një person i pajete i seksit mashkull.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të ditur se viktima është shtetasi I.J., 46 vjeç banues në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai mund të jetë futur në det mbrëmjen e së enjtes pasi nga këqyrja paraprake e kufomës mendohet se trupi ka qëndruar rreth 9-10 orë në det para se dallgët ta nxirrnin trupin në breg.

Në breg, policia ka gjetur edhe rrobat e viktimës, i cili mendohet se mund të ketë pësuar atak kardiak në kohën kur ka hyrë në ujë.

Gjithsesi, trupi është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta