
Në 1 Qershor, fëmijët me sëmundje të rëndësishme në shërbimin e pediatrisë kanë marrë dhuratë një aparat respiratore të teknologjisë më të fundit për terapinë intensive, Eko për fëmijët me kardiopati dhe një dhomë të pajisur me televizorë, ku ata bëjnë kimioterapinë ,falë projektit “Ti je një luledielli”.
Shefja e shërbimit të onkohemtologjisë vlerësoi këtë projekt në ndihmë të pacientëve të vegjël.
“Ta marrësh kimioterapinë në një dhomë me kushte të mira, me standarde të kohës, do të thotë një efektshmëri më e mirë e trajtimit, fëmijë dhe familje më të qeta nga ana psikologjike”, thotë Anila Godo, shefe e shërbimit të onkohematologjisë.
Nismëtarja e projekti “Ti je një luledielli”, Albana Osmani falenderoi të gjithë ata që kontribuan, si në fonde, por dhe me mbështetjen e tyre, në këtë projekt në ndihmë të pacientëve të vegjël.
“Nuk duhet të harroj kurrësesi 3 mijë njerëzit që blenë këto bluze, kanë qenë 3 mijë shqiptarë nga e gjithë bota. U përulem në falenderim gjithsecilit prej tyre dhe i kam quajtur ambasadorë të një misionit, sepse ky projekt u shndërrua në një mision. Ndoshta tani është momenti të rrëfej edhe kush ishte zonja e nderuar me të cilën unë bëra bisedën e parë dhe nga ku nisa të shkruaj në lidhje me lulediellin. Ajo është Vjollca Hoxha që i falenderohem nga zemra për të gjithë mbështetjen mediatike”, thotë Albana Osmani.
Projekti “Ti je një luledielli” nisi si një nismë vullnetare, duke u shndërruar më pas në një fushatë që mori përmasë në rrjetet sociale për të themeluar më pas Fondacionin “You are a sunfloëer”.
Top Channel