Sekuestrohen 32 kg tritol, 3 të arrestuar
01/06/2017 00:00
32 kg tritol u sekuestruan nga policia, ndërkohë që në pranga përfunduan poseduesi i saj dhe marrësit e lëndës plasëse.
Operacioni “Stacioni fundit” u zhvillua në segmentin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, ndërsa policia ka ndërhyrë në momentin kur shtetasi Ndue Kola nga Mirdita po i dorëzonte sasinë e madhe të tritolit Gjon dhe Kel Ndrecës, me banim në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet mbi origjinën dhe destinacionin e lëndës plasëse si dhe qëllimin e përdorimit të saj.
Top Channel