Incident në pishinë, lëndohen 7 fëmijë

01/06/2017 00:00

Ndonëse një ditë feste, gjatë këtij 1 qershori nuk munguan as incidentet.

7 fëmijë mbetën të lënduar lehtë në një pishinë në periferi të kryeqytetit, në Rrugën e Elbasanit gjatë orëve të drekës.

Fëmijët e moshës 14 deri 16 vjeç janë dëmtuar pas thyerjes së dërrasës së trampolinës duke pësuar lëndime sipërfaqësore në pjesë të ndryshme të trupit dhe disa prej tyre kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.

Gjithsesi policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje aksidentale dhe kushtet e pishinës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta