Arjan Bylykbashi do të jetë drejtori i ri teknik i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, apo Hipotekave, propozuar nga Partia Demokratike dhe pranuar sot nga Kryeministri Edi Rama.

Bylykbashi do të zëvëndësojë në këtë post Ilirjan Muhon. Deri në vitin 2013 ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të Zyrës së Përmbarimit Tiranë dhe më pas ka punuar si avokat.

Kështu Bylykbashi, vëllai i ish-deputetit Aurel Bylykbashit bëhet drejtori i dytë teknik i propozuar nga e djathta dhe pranuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar më 18 maj, sipas së cilës PD do të kishte një zv.kryeministër, 6 ministra teknikë dhe 5 drejtori kyçe të administratës shtetërore.

2 ditë më parë është zyrtarizuar edhe emri i drejtorit të ri teknik të ALUIZNI-t, Ibrahim Morina.

Tashmë  pritet që Kryeministri të dakordësohet me kreun e PD edhe për drejtuesit teknikë të Burgjeve dhe Agjencisë së Bujqësisë. Më herët kryeministri Rama refuzoi 2 kandidatura, Arjan Hoxhën si propozim për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Haki Mustafën në postin e drejtorit të OSHEE-së.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta