Bulevardi i ri hapet më 17 qershor

31/05/2017 00:00

Më 17 qershor do të hapet segmenti i parë i Bulevardit të ri të Tiranës. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj në mbledhjen e Këshillit bashkiak.

“Në segmentin e dytë ne vazhdojmë të jemi një kantier, por hapja e segmentit të parë i mundëson që gjithë ato hapësira të lulishteve, të korsive të biçikletave dhe të vrapuesve të mund të aksesoren nga qytetarët, por mbi të gjitha të aksesoret parkingu nëntokësor nëpërmjet bulevardit, tek zona e Stacionit të Trenit e cila çliron dhe një pjesë të trafikut dhe problematikave në atë zonë”, theksoi kreu i Bashkisë.

Ndërsa tha se parku olimpik i Tiranës do të çelet më 4 qershor.  “Në datën 4 qershor ne do të hapim Parkun Olimpik të Tiranës. Në fakt dy qendra, ajo “Mirian Hakani” i peshëngritjes dhe mundjes dhe qendra tjetër e lojërave me dorë “Feti Borova” gjithashtu do të emërtohen sot nga ky Këshilli dhe qendra zyrtarisht do të hapet në 4 qershor, ditën e diel. Ju mirëpresim të gjithëve aty. Është edhe falë këtij këshilli që ai kontribut ka marrë jetë. Në datën 10 qershor ne do të hapim sheshin “Skënderbej”. Pjesa qendrore e sheshit, ndërkohë që në 11 lulishte tematike do të vazhdojmë të punojmë plus edhe me disa projekte shtesë që do t’i bashkëngjiten sheshit, stacioni i autobusëve dhe gjëra të kësaj natyre. Por në datën 10 qershor pasdite ne do të bëjmë hapjen ceremoniale të sheshit “Skënderbej””, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA