Tirana dhe Vjena, bashkëpunim në fushën urbane

30/05/2017 00:00

Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë në disa fusha me atë të Vjenës, si ajo e zhvillimit urban dhe akomodimit demokgrafik të rritjes së popullsisë.

Erion Veliaj priti homologun e tij vjenez Michael Haupl, i cili u nderua dhe me “Çelësin e Tiranës”.

“Sot kemi dakordësuar se do të bashkëpunojmë në disa fusha, kryesisht për zhvillimin urban dhe për akomodimin demokrafik të rritjes së popullsisë. Do të kemi një seancë të dytë në nivel ekspertësh gjatë verës ose në fillim të vjeshtës për të diskutuar çështje të urbanistikës dhe për të marrë mbështetje nga Viena për çështje të zhvillimit urban, të arkitekturës, të transportit publik, të vetëmenaxhimit financiar të qytetit”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës dhe ajo e Vienës janë në fazën e konceptimit të disa projekteve për të dy qytetet në lidhje me fondet evropiane.

“Tirana ka shumë për të mësuar, se si përtej menaxhimit të mirë që i bën parave vendase, të ketë akses edhe në fondet e bashkimit Europian, ku sot si shtet kandidat me një qytet si Viena që është shumë i zhdërvjellët në fondet evropiane, të kemi edhe përfitime për qytetin e Tiranës”, u shpreh ai.

Bashkia e Vienës do t’i dhurojë  kryeqytetit disa nga stolat karakteristikë të Vienës të lagjes së saj muzeale të cilat do të vendosen në sheshin “Skënderbej”.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “Viena City Marathone” ka nisur përgatitjet për maratonën e Tiranës që do të zhvillohet më 15 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA