Taksat e bizneseve, ulen tarifat, shtohen aktivitetet

30/05/2017 00:00

Të gjitha bizneset në zonën e njohur si Qendra Historike në Pazarin e Gjirokastrës janë çliruar nga taksat në masën 75%.

Krahas shtimit të turistëve, për autoritetet kjo ka ndikuar në dyfishimin e bizneseve. Njësi shërbimesh turistike, restorante, hotele dhe bujtina familjare janë hapur së fundmi.

“Pjesa më interesante e planit për biznes është se ka interes sidomos për pjesën e muzeut të qytetit. Ka një interes të veçantë dhe një numër të madh kërkesash për liçencë. Kryesisht flasim për shërbimin dhe hotelerinë”, thotë Asim Peta nga Bashkia Gjirokstër.

Numri i bizneseve në hapësirat joturistike mbetet i pandryshueshëm prej vitesh. Një tjetër tendencë që vihet re gjatë vitit të fundit është ajo e çeljes së filialeve të bizneseve të mëdha që operojnë me qendër në Tiranë.

Në të gjithë bashkinë e re të Gjirokastrës funksionojnë rreth 1.250 biznese të vogla dhe rreth 240 biznese të mëdha prej të cilave rreth 150 janë vendosur në fshat dhe të tjerat në qytet.

Hapësira më e rëndësishme rurale mbetet njësia e Lazaratit me rreth 80 biznese, ndërsa zonat me më pak biznese dhe më pak shërbime publike janë njësitë e Cepos, Picarit, por edhe Lunxhëria e Odria.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta