Gomonia merr flakë në det, shpëtohen emigrantët
30/05/2017 00:00
34 emigrantë u shpëtuan pranë brigjeve spanjolle pasi gomonia me të cilën ata po udhëtonin mori flakë.
Pamjet dramatike u publikun nga forcat ajrore portugeze që gjithashtu dhanë edhe alarmin për incidentin. Roja bregdetare spanjolle ndërhyri me shpejtësi duke shpëtuar jetët e dhjetëra emigrantëve me helikopterë dhe varka.
Kalimi i Mesdheut është shndërruar në udhëtimin më të rrezikshëm dhe më vdekjeprurës të emigrantëve në botë. S ipas OKB, gjatë këtij viti 1300 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në këtë tentativë.
Top Channel