Çarmatosja e FARC, shtyhet afati me 20 ditë

30/05/2017 00:00

Qeveria kolumbiane dhe grupi rebel FARC ranë dakord që t’i japin këtyre të fundit më shumë kohë për tu çarmatosur. Në një fjalim para kombit, presidenti Juan Manuel Santon tha se rebelëve i janë dhënë 20 ditë kohë më shumë.

Sipas një marrëveshje paqeje të firmosur vitin e shkuar, të gjitha armët e rebelevë i duheshin dorëzuar OKB-së deri këtë të martë. Por komandantët e FARC thanë se nuk mund të respektonin dot këtë afat, për shkak të vonesave në ndërtimin e kampeve speciale për strehimin e luftëtarëve të çmobilizuar. Sipas marrëveshjes që u arrit pas katër vitesh bisedime në Kuba, 7 000 luftëtarë rebelë duhej të dorëzonin armët në 26 zona tranziti në duart e OKBsë deri më 30 maj.

“Në një marrëveshje të përbashkët me OKB dhe FARC, ramë dakord që dorëzimi i armëve të mos përfundojë më 30 maj, por pas 20 ditëve – deklaroi Santos. Ai shtoi se ndryshimi i datës nuk prek angazhimin e palëve për të respektuar paktin. Presidenti gjithashtu sqaroi se rebelët do të lejohet të qëndrojën në kampet e cmobilizimit deri më 1 gusht dhe më pas do të nisin procesin e riintegrimit në shoqëri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta