Alarm për qytetet e mëdha nga ngrohja globale

30/05/2017 00:00

Ngrohja e përgjithshme globale e kombinuar me ngrohjen lokale urbane mund të sjellin një rritje temperature prej 8 gradë celsius në disa nga qytetet të botës deri në 2100.

Studiuesit thonë se një rritje e tillë temperature do të kishte pasoja serioze për shëndetin e banorëve, do të linte kompanitë dhe industrinë pa krah pune dhe gjithashtu do të rriste ndjeshëm presionin mbi burimet natyrore si uji që janë që tani në telashe.

Ky është skenari më i keq i përpllogaritur nga studiuesit, të cilët e kanë bauzar studimin në hamendësimin se prodhimi i gazrave serë do të vazhdojë të rritet gjatë shekullit të 21-të.

Në studimin e publikuar në gazetën “Ndryshimi klimetarik i natyrës” shkruhet se çereku i qyteteve më të popullura të botës do të kenë një rritje temperature prej 7 gradë deri në fund të shekullit. Për një pjesë të tyre, 5 gradë nga totali i atribuohen ngrohjes së përgjithshme globale. ndërsa për 5% të qyteteve rritja e temperaturës mund të kalojë 8 gradë.

Autorët e studimit nga instituti për studime ambientale në Holandë thanë se në rastet më të mira, GDP e qyteteve do të humbësë 1.7%, ndërsa në rastet më të rënda deri në 11%. Qytetet mbulojnë 1% të sipërfaqes së planetit, por janë përgjegjëse për 78% të energjisë së konsumuar dhe 60 të dioksidit të karbonit të krijuar.

Studiuesit thonë se një mjet mjaft efektiv për të reduktuar ngrohjen lokale urbane është shtimi i sipërfaqeve të gjelbra dhe ujore, si parqe dhe liqene.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta