Tradita e punimit të leshit

29/05/2017 00:00

Gratë që ende tjerrin leshin, thurin me shtiza dhe realizojnë punë në tezgjah në fshatin Zhulat të Gjirokastrës tregojnë se tradita vazhdon, por ato punojnë kryesisht për vete dhe për nevojat e familjes.

“Kam 10 vjet që tjerr nga pak. Për të shitur nuk bëjmë. Bëjmë sa për vete”, thonë gratë.

Banorët e Zhulatit, me disa mijëra krerë bagëti të imëta, e hedhin pjesën më të madhe të leshit të deleve.

“Leshi i deles ka dalë jashtë përdorimit sot”, thotë një i moshuar.

Sipas etnologëve, tezgjahu dhe punimet e tjera të leshit janë mes krijimeve më origjinale të kësaj zone. Etnologu Jaho Canaj thotë: “Të ruhet tradite jo vetëm si vlerë kulturore dhe historike, por edhe si aktivitet ekonomik i rëndësishëm për zonën, që mund të thithë turistë”.

Zona është e braktisur, pak e mbështetur ekonomikisht dhe produktet nuk e kanë parë kurrë tregun, çka e bën të vështirë edhe ruajtjen e traditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA