Shtëpia laborator droge, pranga 63-vjeçarit në Vlorë

29/05/2017 00:00

Agjentët e policisë së Vlorës kanë vënë në pranga pasditen e kësaj të hëne një person të shpallur në kërkim për vepra penale të lidhura me trafikun e drogës.

Në një njoftim për shtyp të drejtorisë lokale të policisë thuhet se personi i arrestuar është shtetasi Astrit Miftari, 63 vjeç, i akuzuar për shit-blerje narkotikësh.

Edhe pse në kërkim, duket se ai nuk kishte hequr dorë nga vesi, pasi kishte përshtatur një ambjent të banesës, marrë me qira në lagjen “1 Maji”, në laborator droge.

Miftari përdorte llampa elektrike për të kultivuar bimët e kanabisit, ndërsa në zotërim kishte një sasi bimësh, materiale të ndryshme, si dhe një gomone.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta