Video/ Parku spektakolar i akullit dhe borës në Kinë hap dyert edhe këtë vit Amerika kujton më 29 maj një prej presidentëve më të adhuruar të saj, edhe pse në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai nuk qëndroi dot edhe aq gjatë.
Në 100-vjetorin e lindjes së John Kennedy, shtypi i huaj përmend mitin dhe trashëgiminë e tij.
Presidenti i 35-t? i Shteteve të Bashkuara u lind përpara një shekulli, më 29 maj të vitit 1917. Arritjeve të tij në politikën e brendshme dhe atë të jashtme, historianët nuk i japin veçse një notë mesatare, por imazhi i “JFK”, si një kryetar shteti dinamik e karizmatik mbetet i patjetërsueshëm.
N? kujtesën kolektive t? amerikanëve, Kennedy vazhdon të jetë presidenti i ri e i pash?m, i cili e katapultoi vendin e tij t? viteve ’50 drejt modernes, e i dha një frymë euforie si rrallëherë më parë.
Nj? fjali nga fjalimi i tij i betimit si president n? janar të vitit 1961, edhe sot e k?saj dite i skalitur n? gur, lexohet n? shum? godina dhe ura q? mbajn? emrin e Kennedy. “Mos pyesni ç’mund t? b?j? vendi p?r ju, por pyesni ç’mund t? b?ni ju p?r vendin tuaj!”.
Kjo ishte një sfidë, që administrata e tij u bënte amerikanëve për të rrokur mundësitë e reja dhe inovacionin. Më vonë, atë vit do të vendoste në një seancë të përbashkët të Kongresit, objektivin e zbritjes së njeriut në Hënë brenda një dekade.
Në kulmin e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik, Kennedy përdori të gjitha mjetet në dispozicion për të nxjerrë në pah fuqinë dhe pushtetin e Amerikës. Në udhëtimet diplomatike në vendet aleate anembanë botës, ai do të ngrinte njerëzit peshë, siç ndodhi në Berlinin perëndimor, kur shprehja e tij “Ich bin ein Berliner!” do të kthehej në frymëzim për turmat.
Kennedy u qëllua për vdekje 22 nëntorin e 1963-shit, ndërsa udhëtonte me një makinë të hapur në Dallas të Teksasit. Teoritë e komplotit mbi vdekjen e tij vazhdojnë ende edhe sot, duke e kthyer Kennedyn vet thuajse në një mit.
Top Channel