Plagosen me thikë dy persona në Korçë, arrestohet autori

29/05/2017 00:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me thikë nga një 16 vjeçar ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga M.F, 16 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet si autor i plagosjes së dyfishtë me thikë ditën e sotme.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të Korçës, ku shtetasi M.F pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me thikë shtetasit M.R, 16 vjeç dhe Xh.M, 28 vjeç, të dy banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasit e mësipërm u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta