Macron pret homologun Putin: Bisedime jo të lehta

29/05/2017 00:00

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pritur në Versajë homologun e tij rus, Vladimir Putin. Takimi i parë mes dy udhëheqësve, sipas gazetës “Le Monde” është një përballje për “dialog pa lëshime”.

“Pas shtrëngimit të fortë të duarve me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, edhe takimi i Macron me shefin e Kremlinit nuk do të vëzhgohet më me pak kujdes”, vazhdon e përditshmja franceze.

Dy krerët e shteteve do të diskutojnë mbi një listë të gjatë subjektesh ndërkombëtare, ndërsa i duhet t’i japin një shtysë marrëdhënies dypalëshe të pllakosur nga “mosbesimi reciprok”, siç e ka përkufizuar më parë vet presidenti rus.

Bisedimet nuk kanë për të qenë të lehta, e Macron thotë se pret që në atë dhomë të dëgjohen disa fjalë të ashpra.

Nuk ka shumë, që stafi i fushatës së tij akuzoi agjentët rusë për ndërmarrjen e disa sulmeve kibernetike, me qëllim dëmtimin e imazhit të 39-vjeçarit, ndërsa garonte për çelësat e “Elizesë”. Në samitin e G7-s në Siçili, megjithatë, Macron deklaroi se është “thelbësore të bisedohet me Moskën, sepse ka shumë çështje ndërkombëtare që nuk mund të zgjidhen pa u përfshirë në dialog me të”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta