Britani, “MI5” nis hetimin. Kamikazi duket se “u harrua”

29/05/2017 00:00

Shërbimi sekret britanik “MI5” po zhvillon një hetim për të shqyrtuar sesi autoritetet vlerësuan paralajmërimet nga publiku, se kamikazi i Manchesterit, Salman Abedi përbënte kërcënim.

Zyrtarë britanikë konfirmuan se shërbimet e sigurisë do të ekzaminojnë pretendimet që ishin bërë për 22-vjeçarin para sulmit të së hënës së kaluar.

Prej ditësh, mediet publikojnë raporte se kishte të paktën 3 paralajmërime për pikëpamjet e tij ekstremiste.

“MI5” do të përpiqet të zbulojë nëse agresori u anashkalua, ndërsa po përgatiet edhe një raport i veçantë për ministrat dhe ata që mbikëqyrin punën e shërbimeve të sigurisë.

Më herët, zyrtarë britanikë thanë se Abedi ishte një prej shumë subjekteve, që do të rishikoheshin për rrezikun që paraqesin. Abedi u lind në Manchester prej prindërve libianë dhe raportohet se, kur ishte 16 vjeç, gjatë pushimeve të shkollës, ai kishte luftuar kundër ish-diktatorit Gaddafi, bashkë me babain e tij.

Gjatë kohës që studionte në Kolegjin e Manchesterit, policia mori telefonata që paralajmëronin për pikëpamjet e tij ekstremiste. Ndërkohë, në kuadër të hetimit për sulmin, policia britanike arrestoi një person tjetër të hënën.

Plot 7 fëmijë ishin mes 22 viktimave të sulmit në “Manchester Arena”, ku Abedi hodhi veten në erë pas koncerit të këngëtares amerikane Ariana Grande, më 22 maj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta