Vlorë, konflikt mes dy vëllezërve, plagoset një prej tyre

27/05/2017 00:00

Dy vëllezër nga fshati Dukat i Vlorës janë konfliktuar me njëri-tjetrin këtë të shtunë, ku si pasojë njëri prej tyre ka marrë dëmtime në trup.

Sipas të dhënave nga drejtoria lokale e policisë, dy vëllezërit, të moshave 60 dhe 63 vjeç, janë përplasur duke përdorur mjete të forta.

Për rrjedhojë, vëllai më i vogël, F. Jazoj, është paraqitur në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, vëllai tjetër, Z. Jazoj është shoqëruar pak më vonë.

Nga hetimet paraprake dyshohet që konflikti të ketë lindur për motive të dobëta në stanin e tyre në fshatin Dukat. Megjithatë, agjentët po vazhdojnë veprimet e mëtejshme proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta