Rrogozhinë, makina përplas për vdekje një 16-vjeçar
27/05/2017 00:00
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ku një 16-vjeçar është përplasur për vdekje.
Policia ka bërë të ditur se 16-vjeçari me inicialet H.D është përplasur nga automjeti i drejtuar nga shtetasja Erila V. e cila është shoqëruar në polici.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.
Top Channel