Durrës, sekuestrohen 28 kg kanabis sativa; 2 në pranga
27/05/2017 00:00
Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 28 kg kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga dy persona.
Në sajë të operacionit të koduar “Kthesa” janë arrestuar Lulzim Lloti, 32 vjeç nga Lalëzi dhe Kujtim Qazimi, 47 vjeç nga Perlati i Durrësit.
Pasditen e të premtes, rreth orës 19.30 në fshatin Kullë, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut” gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e drejtuar nga Qazimi u gjet sasia e drogës e futur në katër thasë me ngjyrë të bardhë.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel