Droga në Piskovë, ndalohen dy të dyshuar
27/05/2017 00:00
Policia e Përmetit ka arrestuar dy persona të dyshuar si posedues të sasisë së madhe të drogës të gjetur në një tunel të Piskovës një ditë më parë.
Sipas burimeve zyrtare, janë ndaluar Gentjan Hysenji, 36 vjeç dhe Donald Nikollari, 32 vjeç, nga fshati Piskovë i Përmetit. Lënda narkotike ishte në 102 pako e thasë me përmasa të ndryshme, me peshë totale 768 kg.
Top Channel