Shkollat e reja, Veliaj: 40 kërkesa nga biznesi

26/05/2017 00:00

Projekti 1 miliard euro për përdorimin e finacimeve private për investime publike do të përfshijë ndërtimin e 20 shkollave në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës i është bashkuar skemës së qeverisë, e cila parashikon kryerjen e investimit krejtësisht nga privati dhe shlyerjen nga shteti me këste me interesa në disa vite. 

Kjo skemë ka tërhequr vëmendjen e biznesit privat dhe në bashkinë e Tiranës kanë mbërritur 40 kërkesa për ndërtimin e shkollave.

“Skema që kemi propozuar është që të ndërtojmë 20 shkolla menjëherë duke përdorur kapital privat dhe paratë vjetore që ne i harxhojmë në investime të ngadalata ndër vite, t’i përdorim si këste për sektorin privat. Interesi ka qënë i pabesueshëm dhe sot kemi mbi 40 shprehje interesi pikërisht të njerëzve që kanë depozita apo linja kreditimi në banka dhe më mire se t’i mbajnë me interes negativ, t’i fusin në një skemë të tillë”, tha Veliaj.

Para studentëve të financës të universiteiet të Tiranës të mbledhur në një konferencë shkencore, kryetari i bashksie së Tiranës tha se po shkojmë drejt investimeve me eficencë ekonomike.

“Sheshi është një koncept financimi për bashkinë, i gjithë barku i sheshit është parkingu me i madh në Tiranë me 358 vende, dhe kalkulimi ynë është që për 1 vit e gjysmë të nxjerri lekët e veta dhe për 4-5 vite lekët e gjithë sheshit”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA