Plani për bregdetin, IKMT prish dy objekte në Dhërmi

26/05/2017 00:00

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur një aksion për rrëzimin e objekteve të shpronësuara në zonën e Dhërmiut.

Aksioni është bërë në zonën e Potamit, pranë rrugës nacionale, ku janë shembur një hotel 5-katësh dhe një godinë tjetër që përdorej si subjekt tregtar.

Mësohet se shembjet janë bërë në kuadër të planit rregullues për zonat e bregdetit dhe në ditët e ardhshme do të shemben objekte të tjera.

Në këtë aksion inspektorët e IKMT-së janë asistuar nga policia e rendit dhe agjentët e FNSH-së për të shmangur çdo tensionim të situatës.

Ndërkohë, një godinë tjetër 6-katëshe do të shembet në ditët e ardhshme me sistemin “sharrim kat pas kati” për shkak të pozicionit të saj.

Burime nga IKMT bëjnë me dije se aksionet do të shtrihen nga Dhërmiu në Himarë në ditët në vazhdim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta