Luftë piraterisë, AMA padit kompaninë bullgare

26/05/2017 00:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës kallëzimin penal ndaj një shoqërie dhe personave të lidhur me të për transmetime të paautorizuara.

Sipas AMA-s, në bazë të monitorimit të vazhdueshëm për respektimin e të drejtave të filmave artistikë, shoqëria “Unison Group Inc” ka vepruar në tregun e mediave audiovizive me pretendimin se është prodhuese dhe ka lidhur marrëveshje transmetimi me tre subjekte televizive bullgare, 7-HD, STAR-HD dhe SOFIA.

Unison Group pretendon se është liçencuar pranë Autoritetit të Mediave të Bullgarisë për transmetimet e këtyre 3 kanaleve, por nga kontakti me autoritetin bullgar konfirmohet e kundërta.

Nëpërmjet një deklarate të lëshuar për mediat, AMA njofton se për këtë arsye ka dorëzuar në prokurori dokumentacionin e siguruar për hetime të mëtejshme dhe konfirmon angazhimin e saj të vazhdueshëm në respektimin e të drejtave për transmetimin e filmave shqiptarë e të huaj nga ana e subjekteve televizive.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta