Elbasan, plagoset me thikë një 39 vjeçar
26/05/2017 00:00
Një konflikt për motive të dobta ka përfunduar me plagosjen e një personi, në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku 38 vjeçari E.GJ. ka qëlluar me thikë shtetasin R.P., duke e lënë të plagosur.
Aktualisht, 39 vjeçari i plagosur është dërguar drejt Tiranës, për një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të plagosjes. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që prodhuan konfliktin mes dy shtetasve.
Top Channel