Egjipt, sulm komunitetit të krishter, 28 të vrarë

26/05/2017 00:00

Komuniteti kopt në Egjipt është bërë shënjestër e një tjetër sulmi.

Persona të armatosur sulmuan një autobus që po transportonte të krishterë koptë në qendër të Egjiptit, duke vrarë të paktën 28 vetë e duke plagosur 25 të tjerë.

Autobusi po udhëtonte nga rajoni i Minias drejt Manastirit të Shën Samuelit, 135 km në jug të Kajros. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por militantët e Shtetit Islamik kanë shënjestruar komunitetin kopt disa herë gjatë muajve të fundit dhe janë zotuar se do të vazhdojnë ta bëjnë.

Sipas dëshmitarëve, rreth 8 ose 10 persona të armatosur e të veshur me uniforma ushtarake sulmuan autokolonën, pjesë e të cilës ishte autobusi, duke qëlluar me breshëri plumbash.

Ngjarja ndodh më pak se dy muaj pas shpërthimeve kamikaze që tronditën kishat kopte në Aleksandri dhe Tanta të Dielën e Palmave, duke vrarë 46 vetë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta