
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndjekur diskutimin dhe debatin në Këshillin Bashkiak të Tiranës lidhur me rritjen e tarifave të çmimit të ujit.
Duke shprehur qëndrimin e tij përmes një reagimi për shtyp, KSHH vlerëson se rritja e çmimit të ujit duhet të bëhet në proporcion me kushtet social-ekonomike të shqiptarëve.
“KSHH nuk mund të analizojë, vlerësojë dhe të arrijë në përfundimin nëse është e nevojshme rritja ose jo e çmimit të ujit. Zgjidhja e kësaj çështjeje, mendojmë se kërkon studim të kushteve aktuale dhe të perspektivës. Përparësi për këtë ka edhe ekspertiza objektive dhe e kualifikuar në fushën përkatëse. Megjithatë, në diskutimin e kësaj çështje nuk duhet të nënvlerësohet dhe duhet të mbahet parasysh respektimi i parimit të proporcionaliteti dhe më konkretisht që rritja e propozuar të studiohej në raport me kushtet social-ekonomike të popullit tonë dhe veçanërisht duke patur në konsideratë edhe familjet apo shtetasit në nevojë”, ka deklaruar KSHH.
Top Channel