Vlorë, gjendet i mbytur në kanal 57-vjeçari
24/05/2017 00:00
Një person është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë, i mbytur në një kanal në Novoselë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale. Nga verifikimet e kryera, agjentët e kanë identifikuar viktimën si shtetasin me inicialet K.Q, 57 vjeç dhe banues në fshatin Akërni.
Sipas burimeve, mbytja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale. Megjithatë, agjentët që mbërritën në vendin e ngjarjes, prapa një pike shumice, po kryejnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat.
Top Channel