Veliaj: Votoni PS-në për të vijuar punët

24/05/2017 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u kërkon qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste më 25 qershor, me qëllim që puna të vazhdojë në çdo lagje të Tiranës me të njëjtin ritëm, ashtu sikurse ka vijuar deri më tani “Çdo ditë një punë e përfunduar”.

“Ka vetëm një gjë që mund të bëni për mua, që të më ndihmoni të vazhdoj të punoj kështu. Votoni Partinë Socialiste! Votoni Edi Ramën në datën 25 qershor, sepse duke më dhënë fuqi me Edi Ramën kryeministër, me njerëz të cilëve iu dhemb qyteti dhe shteti, që dinë të bëjnë qytet dhe dinë të bëjnë edhe shtet. Ky është i vetmi nder që iu kërkoj. As nuk kam ndërmend për më shumë taksa, as nuk kam nevojë për më shumë të ardhura”, u shpreh Veliaj.

Duke analizuar situatën politike aktuale si të qetë, Veliaj u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë diferencën ndërmjet palëve nëpërmjet projekteve të përfunduara. Nga ana tjetër, ai vlerësoi Reformën e ndërmarrë në Drejtësi.

“Për disa njerëz duket se kjo puna e drejtësisë nuk i prek, i prek sepse asnjëherë nuk i dihet ditës kur dikush mund të të grabisë, të të dhunojë, të të rrëmbejë diçka që të takon ty, qoftë pronë, qoftë merita jote, edhe të shkosh e të katandisesh në dyert e një gjykate ku nuk e merr dot të drejtën. Falë investimit të Vasilika Hysit dhe të gjithë kolegëve që punuan për Reformën në Drejtësi, sot ne kemi një ligj që po vihet në zbatim. Edhe me shpresë se, shumë shpejt do të shohim frytet e para se çfarë do të thotë të kesh drejtësi”, tha më tej Veliaj.

Kryetari i bashkisë përuroi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e bllokut të pallateve te “Vëllezërit Manastirliu”, pranë “Rrugës së Durrësit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA